Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 5 mars 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza, kundër tridhjetedy (32) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar.


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër dy (2) të pandehurve, me inicialet R.I. dhe B.G., për shkak të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Po ashtu, më 4 mars 2020, një person i mitur, në aplikacionin ‘’Viber’’, duke u prezantuar si zyrtar policor ka komunikuar me qytetarë. Rasti është duke u hetuar për veprën penale ‘’Prezantimi i rremë si person zyrtar’’, të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1-2

5-6

5-5

1-3

 3-3

1-1

 3-4

7-8

26-32

Ndalimet

-

8

-

-

2

-

-

3

13

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

-

-

-

 -

-

-

 -

-

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-




 


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër dy (2) të pandehurve, me inicialet R.I. dhe B.G., për shkak të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Prishtinë

2. Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, në tri raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Grabitja”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

3. Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.
Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër material ose i detyrimeve financiare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

4. Prokuroria Themelore Pejë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
 


Prokuroria Themelore Gjilan

5. Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në Gjilan, kanë kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve substancave psikotrope ose analoge’’, pasi gjatë bastisjes tek njëri është gjetur marihuanë në peshë prej 8.4 gram, ndërsa tek tjetri në peshë prej 2.6 gram.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.


Rastet e tjera me interes për publikun:
Në Gjilan, më 4 mars 2020, një person i mitur, në aplikacionin e komunikimit ‘’Viber’’, ka vendosur shenjën e personit zyrtar dhe duke u prezantuar si zyrtar policor ka komunikuar me qytetarë. Rasti është duke u hetuar për veprën penale ‘’Prezantimi i rremë si person zyrtar’’, të KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

6. Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

7. Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Dhuna në familje”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj

8. Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, sipas KPRK-së.
Departamenti Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, sipas KPRK-së
Kurse, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person të mitur, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shtrëngimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.