Prokurorit Themelore - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Armend Hamiti, u lind më 18.02.1976 në Mitrovicë. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2003. Provimin e judikatures e kaloi në vitin 2010.

Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Përfundoi me sukses Programin Fillestar për Arsimim Ligjor në vitin 2012 Profili Prokuror.

Pas diplomimit në vitin 2004 filloi punën si Bashkëpunëtor Profesional në Avokaturën e Naser Pecit në Prishtinë, gjatë vitit 2005 punoi si Këshilltar Ligjor në Qendrën për Drame dhe Aktivitete Kreative “Qeshu-Smile”, ndërsa nga viti 2005-2008 punoi si Zyrtar Ligjor, përkatësisht Zyrtar i Lartë Ligjor në Prokurorinë Speciale të Kosovës, 2008-2010-Zyrtar Ligjor në Teb Bankë në Prishtinë, pastaj nga janari 2010-maj 2011 si Këshilltar Ligjor në ICITAP(Programi për Ndihmë në Trajnime në Hetimet Kriminale Ndërkombëtare) Nga gushti 2012 e tutje punon si Zyrtar Ligjor në GIZ.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokuror ne Prokurorinë Komunale në Prishtine. 

Email:armend.hamiti@rks-psh.org

Bukurije Gjonbalaj, u lind më 23.04.1965 në Fushticë të Epërme. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 1992. Provimin e judikatures e kaloi në vitin 2003.

Jeton në Prishtinë, është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Përvoja e saj filloi nga viti 2001 si praktikante në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, nga viti 2004-2011 punoi si Bashkëpunëtore Profesionale në Prokurorin e Qarkut në Prishtinë. Nga shtatori 2011 është duke punuar si Analiste e Lartë për Vlerësimin e Përformances në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ka përvojë pune mbi nëntë vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë Komunale në Prishtine.

Email: bukurije.gjonbalaj@rks-psh.org

Fitore Sadikaj, u lind më 17.07.1978 në Istog. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2002. Provimin e judikatures e kaloi në vitin 2007.

Jeton në Prishtinë.

Përfundoi me sukses Programin Fillestar për Arsimim Ligjor në vitin 2012 Profili Prokuror.

Pas diplomimit në vitin 2003-2004 filloi punën si Praktikante e më vonë Bashkëpunëtore Profesionale në Prokurorinë Komunale në Prishtinë, të cilën pozitë është duke e ushtruar ende.

Përvoja e saj llogaritet rreth nëntë vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë Komunale në Prishtine.

Email: fitore.sadikaj@rks-psh.org

Javorka Perlinqevic, u lind më 27.05.1966 në Babimofc. Diplomoi në Fakultetin Juridik në Prishtinë në vitin 1991. Provimin e judikatures e kaloi në vitin 1997 në Beograd.

Jeton në Jazhincë, Komuna Shterpcë, është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Pas diplomimit në vitin 1991-1992 filloi punën si Praktikante në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë, nga viti 1992-1999 punoi si Udhëheqëse e grupit për mbrojtjen e personave te rritur në Qendrën për pune sociale në Prishtinë, pastaj nga 1999-2002 si sekretare në Sekretariatin e Këshillit të perkoheshum ekzekutues në Prishtinë, dhe nga 2003-2011 në pozitën Drejtor në ndërmarrjen “Genes Tours” në Brezovicë.

Përvoja e saj llogaritet rreth nëntëmbëdhjetë vite e gjysmë.

Ajo është pjesëtare i etnitetit jo shumicë në Kosovë-Serbe.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit znj.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë Komunale në Prishtine.

Email: javorka.perlinqevic@rks-psh.org

Emri: Kujtim MUNISHI
Profesioni: Jurist 
Data e lindjes: 11 nëntor 1975
Kombësia: Shqiptar 
Statusi: I martuar

Pozicioni aktual profesional

Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Përmbledhje e karrierës:

2020-aktualisht: 
Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë
2019-2019: 
Ushtrues i Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë
2017-2019: 
Udhëheqës në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

2016-2019: 
Prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë

2015-2016: 
Prokuror-Përgjegjës për Integrime Evropiane në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit
Prokuror-Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit

2012-2015: 
Prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan

2009-2012: 
Këshilltar ligjor për çështje penale dhe civile në EULEX

2008-2009: 
Zyrtar i lartë ligjor në Programin për të Drejta Civile (CRPK)

2008-2009: 
Zyrtar ligjor për verifikim dhe hetim në Agjencinë Kosovare të Pronës (KPA)

2004-2006: 
Zyrtar ligjor për verifikim dhe hetim në Drejtorinë për Çështje Pronësore dhe Banesore (HPD)

2004-2004: 
Zyrtar ligjor në Zyrën Ligjore “Drejtësia” në Gjilan

1999-2002: 
Përkthyes në KFOR-i Amerikan, Kampi “Monteith” në Gjilan

Arsimi 

2003: 
Fakulteti Juridik në Universitetin e Prishtinës

2011: 
Provimi i Jurisprudencës

2013-2014: 
Magjistër i Shkencave-Drejtimi Penal në “Wake Forest University”-Karolina Veriore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Studimet në Master, Drejtimi Civilo-Pronësor-Programi Wus Austria, në Universitetin e Prishtinës (ka dhënë provimet e parapara me program dhe është në përgatitje të temës së diplomës)

Karriera pedagogjike 

2014-2015:
Ligjërues i angazhuar në Kolegjin “Fama”, në lëndën Etika profesionale

Aktualisht: 
Ligjërues i angazhuar në Akademinë e Drejtësisë


Gjuhët: 

Gjuhë angleze (shumë mirë)
Gjuhë serbo-kroate (shumë mirë)
Gjuhë turke (mirë)

Adresa:    Samadrexhë-Suharekë
E-maili:     bashkimzeqaj@hotmail.combzeqaj@kosovo-mining.org
   
Nacionaliteti:    Shqiptar,  Kosovar
   
Data e Lindjes:    20.10.1981
   
Gjinia:    M
   
Punësimi i dëshiruar / Fusha e dëshiruar:
Prokuror,Gjyqtar, Pedagog në Universitet, Financat dhe e Drejta Financiare,  E Drejta Doganore, Analiza Ekonomike e së Drejtës, Drejta Komerciale, e Drejta Biznesore, E Drejta Pronësore dhe Zyrtar i Lartë Ligjor!

Përvoja e punës:   
   
Datat:    05.05.2007 – 05.05.2008
Pozita e mbajtur:    Avokat praktikant
Aktivitetet dhe përgjegjësitë kryesore:    Asistimi i avokatit, përfaqësimi i palëve në seancat gjyqësore, përpilimi i shkresave juridike, etj.
Emri dhe adresa e punëdhënësit:    Oda e Avokatëve të Kosovës,  Rr. “Qamil Hoxha”. Nr. 10/3   Prishtinë
Lloji i biznesit apo sektori:    Sektori i drejtësisë
   
Datat:    01.10.2008- 30.06.2009 ( që nga 01.05.2009 deri me 30.06.2009, punë me honorar)
Pozita e mbajtur:    Ligjërues dhe Koordinator për Studime Master
Aktivitetet dhe përgjegjësitë kryesore:    Mbajtja e ligjëratave, puna me student dhe  organizimi i punës me  studentet në studimet master (Pergditja e raporteve, shkresave, vendimeve etj.)
Emri dhe adresa e punëdhënësit:    Universiteti “Pjetër Budi” Institucion i Arsimit të Lartë
Lloji i biznesit apo sektori:    Sektori i Arsimit Universitar

Datat:    01.05.2009-09.10.2015
Pozita e mbajtur:    Zyrtar i Lartë Ligjor
Aktivitetet dhe përgjegjësitë kryesore:    Përgatitja e Shkresave, Licencave, Raporteve ,Rregulloreve, Udhëzimeve Administrative, Aktvendimeve, Vendimeve, Përfaqësimin e KPMM në Gjykatë, Përgatitja e Njoftimeve, Ofrimi i Këshillave Juridike, Pjesëmarrja në debate në fushën e legjislacionit.
Emri dhe adresa e punëdhënësit:    Komisioni i Pavarur Për Miniera dhe Minerale. Adresa; R. Armend Daci, Nr.1
Lloji i biznesit apo sektori:    Institucion i Pavarur i themeluar në bazë të ligjit  Nr.03/L-0163, për Minierat dhe Mineralet

Shkollimi dhe trajnimet   
   
Data:t    1996 – 2000
Titulli i kualifikimit:    Diplomë e shkollës së mesme
Fusha e studimit:    Shoqërorë-Gjuhësor
Emri dhe lloji i organizatës/institucionit që e ka ofruar studimin/trajnimin:    Gjimnazi “Jeta e Re” Suharekë
   
Datat:    01.10.2000 – 23.11.2004
Titulli i kualifikimit:    Jurist i Diplomuar
Fusha e studimit:    Drejtësia
Emri dhe lloji i organizatës/institucionit që e ka ofruar studimin/trajnimin:    Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Juridik
   
Datat:    2005 – 2008
Titulli i kualifikimit:    Master i Shkencave Juridike - Financiare
Fusha e studimit:    Financat  dhe e Drejta Financiare
Emri dhe lloji i organizatës/institucionit që e ka ofruar studimin/trajnimin:    Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Juridik
   
Datat:    19.03.2011
Titulli i kualifikimit:    Provimi i Jurispodencës
Fusha e studimit   
Emri dhe lloji i organizatës/institucionit që e ka ofruar studimin/trajnimin:    Ministria e Drejtësisë

Aftësitë personale   
   
Gjuha amtare:    Shqipe
Gjuhë tjera: Gjuha angleze

Aftësitë sociale, angazhimet në organizata apo aktivitete tjera të lira:     
Kualitetet personale: kooperativiteti, afërsia, saktësia, puna nën presion, etj.
   
Aftësitë organizative:
Kam aftësi të mira organizative.
   
Aftësitë në kompjuter:
Programet e Microsoft Office; Aftësi shumë të zhvilluara në kërkime në web dhe në internet.
   
Informata plotësuese        
Kam përfunduar studimet Master në Fakultetin Juridik te Universitetit te Prishtinës me datën 14.04.2008, që nga kjo kohë jam Master i Shkencave Juridike. 
 
INTERESIMET PERSONALE

Ligji, Prokuroria, Gjyqësia, Financat,Drejta  Buxhetore, E Drejta Komerciale dhe e Drejta  Doganore .
Leximi,
Nga sportet futbolli,  etj.

Email: bashkim.zeqaj@rks-psh.org
 

Fatmire Cacaj, u lind më 04.11.1970 në Deçan. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2001. Provimin e judikatures e kaloi në vitin 2008.

Jeton në Prishtinë.

Përfundoi me sukses Programin Fillestar për Arsimim Ligjor në vitin 2012 Profili Prokuror.

Që nga viti 2000-2009 ka punuar si Zyrtare Policore në Policinë e Kosovës në pozita të ndryshme: Zyrtare për analize te politikave, U.D Shefe e Sektorit "Hetimet e Narkotikeve, Shefe e Sektorit për Shërbime dhe Mbështetje, Shef I aksidenteve dhe Çështjeve Civile Ligjore, Autorizuese për përfaqësime para te gjitha organeve gjyqësore dhe jashtëgjyqësore, Anëtar I përhershëm I Komisionit për Shqyrtimin e Përdorimit te Forcës).Pastaj nga 2009-2011 si Udhëheqëse e Programit për Arsimim Ligjor në Institutin Gjyqësor të Kosovës. Aktualisht është duke punuar si Asistente e lartë Gjuhësore në Instituti Gjyqësor i Kosovës.

Përvoja e saj llogaritet rreth njëmbëdhjetë vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë Komunale në Ferizaj.

Email: fatmire.cacaj@rks-psh.org

Zejnulla Gashi, i lindur më 06.08.1974, në Atmagjë të Prizrenit.
I martuar, baba i tre fëmijëve.

Arsimimi:

Shkollën fillore e mbaroi në fshatin Nashec të Prizrenit.
Shkollën e mesme në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.
Fakultetin Juridik në Prishtinë, në vitin 2003.
Provimin e Jurisprudencës në Prishtinë në vitin 2007.
Studimet në Master drejtimi Juridiko Financiar, ka dhënë të gjitha provimet e parapara me program dhe është ne pritje të mbrojtjes së temës së diplomës.
 
Përvoja e punës:

•    Punoi në Policinë e Kosovës, nga viti 2000 si hetues në stacionin policor në Prizren deri ne vitin 2003,pastaj si hetues dhe shef i Krimeve ekonomike, Hetimeve Financiare dhe njësisë Antikorrupcion deri në vitin 2010.
•    Gjygjtar në Gjykatën Themelore, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Kundërvajtës nga viti 2010 deri në 2013.
•    Gjygjtar në Gjykatën Themelore, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Penal nga 2013 deri në funde te vitit 2015.
•    Nga muaji Nëntor 2015, ushtron detyrën e Prokurorit të Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren.
•    Nga Janari i vitit 2016, zgjedhet anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Trajnimet e ndjekura:

- Në vitin 2000 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Basic Law Enforcement Traning Course"e organizuar nga OSCE.
- Në vitin 2004 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Advenced Criminal Investigation Course"e organizuar nga OSCE dhe UNMIK.
- Në vitin 2006 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” First Line Supervision Course"e organizuar nga OSCE dhe UNMIK.
- Në vitin 2006 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Comprehensive Course on Financial Investigations"e organizuar nga UNMIK Financial Investigation Unit, mbajtur në Prishtinë.
- Në vitin 2006 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” The Training Course on Financial Investigations and Confiscation of Proceeds from Crime"e organizuar nga CARDS POLICE,e financuar nga BE.
- Në vitin 2006 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Financiar Accouunting and Tax Regulation Traning Course" e organizuar nga  SCAAK.
- Në vitin 2008 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Police Cooperation in Fight against Trafficking of Human Beings, Smuggling and Illegal Migration"e organizuar nga Austrian Devlopment Agency.
- Në vitin 2008 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”Hetimi i korrupsionit" projekt i financuar nga UE, i menaxhuar nga AER dhe implementuar nga B&S Europe, mbajtur në Prishtinë.
- Në vitin 2008 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”HETIMI I MASHTRIMIT DHE SHKELJEVE TE DEBITORIT" projekt i financuar nga UE, i menaxhuar nga AER dhe implementuar nga B&S Europe, mbajtur në Prishtinë.
- Në vitin 2008 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”Hetimi i falsifikimit" projekt i financuar nga UE, i menaxhuar nga AER dhe implementuar nga B&S Europe, mbajtur në Prishtinë.
- Në vitin 2008 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”Trajnim themelor mbi hetimet e krimit financiar" projekt i financuar nga UE, i menaxhuar nga AER dhe implementuar nga B&S Europe, mbajtur në Prishtinë.
- Në vitin 2011 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën”For Successful completion of the National Institute for Trial Advocacy Training" e organizuar nga  IGJK dhe NITA, mbajtur në Prishtinë.
- Në vitin 2012 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën”For attending the training on European Convention on Human Rights and Fundamental Freedoms" e organizuar nga  IGJK dhe TWINNING, mbajtur ne Prishtinë.
- Në vitin 2013 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën”Ligji per konfiskimin,ngritja e aseteve dhe pastrimi i parave" e organizuar nga Ambasada Britaneze ne Prishtinë,Republika e Kosovë dhe IGJK, mbajtur në Prishtinë.

Email: zejnullah.gashi@rks-psh.org

Arben HOTI, i lindur me 07/5/1984 në Prishtinë, ndërsa shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Pejë.
Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. 

Përgaditja shkollore dhe profesionale;
Ka të kryer Fakultetin Juridik në vitin 2012, në UP Prishtinë,
Ka përfunduar studimet post-diplomike në vitin 2014 në gradën Master në drejtimin penal në Kolegjin Universitar AAB.
Në Shtator 2015 përfundojë provimin e Jurisprudencës. 
Ka përfunduar studimet post-diplomike në vitin 2020 në gradën Master në drejtimin penal, në Wake Forest University, North Carolina Sh.B.A. 

Trajnimet profesionale: 
2006 – Akademia për Siguri Publike, Vushtrri “Hetues i Teknikës Kriminalistike”
2009 – Universiteti Saint Louis, Missouri Sh.B.A “Hetues Mjeko-Ligjor”, 
2011 – Drejtoria e Qendërore e Policisë, Miami, Florida Sh.B.A “Hetues Mjeko-Ligjor”. 
2018/19 – Akademia e Drejtësisë Prishtinë “Programi i trajnimit fillestar për Prokuror”. 
Përvoja e Punës; 
Shtator 2005 deri Nëntor 2012 ka punuar në Departamentin për Mjekësi-Ligjore në Prishtinë në pozitën “Hetues Mjeko-Ligjor”. 
Dhjetor 2012 – Dhjetor 2013 “Praktikant” në kuadër të Odës së Avokatëve të Kosovës. 
Dhjetor 2013 – Dhjetor 2014 ”Bashkëpunëtor professional” në zyrën e avokatit në Pejë. 
Dhjetor 2014 – Janar 2018 “Avokat” në kuadër të Odës së Avokatëve. 
Janar 2018 – tutje është dekretuar në pozitën “Prokuror” në Prokurorinë Themelore Departamenti i Përgjithshëm në Pejë. 
Është njohës i gjuhës Angleze dhe Serbo-kroate.