Prokuroria E Apelit - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Xhevdet Bislimi

Ka lindur më 15.12.1959 në fshatin Shipol Komuna Mitrovicë.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërkaq shkollën e mesme gjimnazin e  atëhershëm ‘’Silvira Tomazini’’ në Mitrovicë.
 
Në fillim të vitit 1986 diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë duke fituar titullin  jurist i diplomuar.

Më 01.08.1986 filloi punën praktike në Gjykatën Komunale në Mitrovicë. Pas 8 muajsh emërohet gjyqtar pranë të njëjtës gjykatë ku ushtroi funksionin e gjyqtarit deri me grevën e 3 shtatorit të vitit 1990, kur u shkarkua nga ky funksion.

Më 01.01.2000 rifillon punën në pozitën e gjyqtarit pranë të njëjtës Gjykatë, ndërsa në muajin maj të vitit 2004 emërohet prokuror i Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, të cilët pozitë e ushtroi  gjer më 31.12.2012.

Nga 1 janari 2013 vazhdon punën si prokuror në Prokurorinë e Apelit në Prishtinë.