Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U.D. Kryeprokurori i Shtetit takoi Kryetaren e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës

Prishtinë, 21 mars 2023 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim Kryetaren e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, znj. Neime Binaku e cila shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Selajdin Beqa.

Gjatë këtij takimi U.D. Kryeprokurori Kelmendi dhe Kryetarja Binaku diskutuan për kompetencat e dy institucioneve që drejtojnë.

Poashtu në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit, duke përfshirë përgatitjen dhe nënshkrimin e një memorandumi për bashkëpunim në mes institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Të dyja palët u pajtuan që të mbajnë trajnime të përbashkëta në fushën që e mbulon agjencia, për të cilën U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka ofruar mbështetje te plotë për Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.