Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Njoftim për media

Ferizaj, 25 Janar 2022– Prokuroria Themelore në Ferizaj, për hir të informimit korrekt, njofton opinionin publik se deklarimet e bëra në emisonin “InDoks”me titull “Elita e ryshfetit”të datës 23 Janar 2022, nga avokati mbrojtës i të pandehurit Bratislav Nikolić,  z.Artan Çerkini, për mos qasje në dosjen hetimore nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, nuk qëndrojnë për faktin se Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka pranuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit me numër PN.1.nr.1549/2021, me datë 18 Janar 2022, një ditë para afatit të skadimit të masës së parabugimit,  nga i cili është vërtetuar aktvendimi i Gykatës Themelore në Ferizaj, mbi caktimin e masës së paraburgimit dhe të njëjtën ditë, Prokuroria e ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Ferizaj, propozimin për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve në rastin “Brezovica”.

Andaj, fakti se mbrojtësi i të pandehurit, në këtë rast avokati A.Ç., nuk ka pranuar me kohë propozimin për vazhdimin e masës së paraburgimit, shkak është se lënda ka qenë në Gjykatën e Apelit për vendosje sipas ankesës së mbrojtësve të të pandehurve dhe Prokuroria  Themelore në Ferizaj dhe Gjykata Themelore në Ferizaj, ende nuk e kishin pranuar atë.

Kurse, sa i përket ankesës së avokatit mbrojtës A. Ç., për mos qasje në shkresat e lëndës, Prokuroria informon të njëjtin se do të njoftohet me shkrim se në cilat pjesë të shkresave të lëndës, mund të ketë qasje në këtë fazë të procedurës.