Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KOMUNIKATË PËR MEDIA


Prishtinë, 5 mars 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin se për realizimin e aksionit të sotëm, kontribut shumë të madh ka dhënë edhe Policia e Kosovës, e cila që nga filimi i këtij rasti është angazhuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, me ç’rast janë arrestuar tetë (8) zyrtarë policor, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike”, nga neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”, sipas nenit 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.