Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Telegram ngushëllimi nga Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, me rastin e vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Enver Krasniqi


Prishtinë, 4 mars 2021 –

E nderuara familje Krasniqi,

Me pikëllim dhe dhimbje të thellë kemi marrë lajmin e papritur të ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Enver Krasniqi.

Andaj, në emër të Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës, ju shprehim ngushëllimet e tona më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët.

Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për Ju si familje, por edhe për tërë sistemin prokurorial, të cilit prokurori Krasniqi i shërbeu më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

 

Me respekt,

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës