Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj tetë të dyshuarve

Prishtinë, 13 nëntor 2020 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, në afat prej 30 ditësh, ndaj tetë (8) të dyshuarve me inicialet A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z, për veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të KPK-së, si dhe “Pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 i KPK-së.