Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ngritet aktakuzë për rastin e vrasjes në Ferizaj që tronditi opinionin publik

Ferizaj, 29 Qershor 2020-  Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda,Prokurori i Shtetit Veton Shabani, ka ngritur aktakuzë kundër dy (2) personave me inicialet  T.L., dhe D.L, për rastin e vrasjes në komunën e Ferizajt që tronditi opinionin publik. 

Sipas aktakuzës, i pandehuri T.L., me datë 08 Dhjetor 2019, rreth orës 18:00 në fshatin Surqinë, komuna e Ferizajt, me dashje, në mënyrë dinake dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore ka privuar nga jeta tani të ndjerin Sh.B.,duke e qëlluar në pjesën e pasme të kokës me revole, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, me ç’rast ka kryer veprën penale“Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 dhe 1.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Ndërsa, i pandehuri tjetër, D.L., në mënyrë që ta ndihmoj vëllaun e tij, marrin trupin e të ndjerit e fusin në bagazh të veturës duke e dërguar në fshatin Kishnapole dhe e hudhin në një përrockë me qëllim që ti fshehin provat e veprës penale, ku pastaj i pandehuri T.L., shkon tek pompa e derivateve për të blerë benzin dhe kthehet përsëri ne vendin ku kishin hedhur trupin e të ndjerit, me ç’rast e spërkat me benzin dhe ia vë flakën, me ç’rast ka kryer veprën penale   “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë  nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 dhe 1.6 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). 

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit i ka propozuar  Gjykatës që të konfiskohet arma me të cilën është kryer vrasja si dhe vetura e markës “Porsche Panamera”, e cila ka mundësuar në kryerjen e veprës penale.

Në këto veprime të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si më lartë.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar  Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit me dënim adekuat për ngjarjen e rëndë. 

Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH
Prokuroria Themelore Ferizaj