Aktivitetet Prokurorit Single - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Telegram ngushëllimi nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, drejtuar familjes së prokurorit të ndjerë, Ismet Ukshini

Prishtinë, 18 korrik 2020 

 

E nderuara familje Ukshini,

Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshini, i cili, fatkeqësisht humbi betejën me pandeminë COVID-19.

Me lejoni të shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e prokurorit Ukshini.  

Kujtojmë se prokurori Ismet Ukshini ishte shembull, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

 

Me respekt,

Kryeprokurori i Shtetit

Aleksandër Lumezi 

slider-img