Divizioni për infrastrukturë (rrjet dhe server) ka përgjegjësi për administrimin e infrastrukturës së rrjetit dhe sistemeve kompjuterike në sistemin prokurorial, planifikimin, organizimin, kontrollimin dhe vlerësimin e infrastrukturës së rrjetit dhe pajisjeve tjera harduerike në Këshill dhe Prokurorin e Shtetit, zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe procedurave të përdorimit të infrastrukturës së rrjetit dhe pajisjeve tjera harduerike. Në kuadër të Divizionit për infrastrukturë (rrjet dhe server) përfshihet edhe administrimi, konfigurimi dhe menaxhimi i sistemit të serverëve, menaxhimi dhe administrimi me Qendrën e të Dhënave, përfshirë përpilimin dhe implementimin e planit për backup dhe rikuperim në rast të fatkeqësive natyrore, përcaktimi i kushteve për përdorimin e softuerëve dhe efekteve të tyre në disponushmërinë e sistemit, dhe koordinimin e mbështetjes teknike për përdoruesit e teknologjisë informative në Këshill dhe Prokurorin e Shtetit.
Zyrtari përgjegjës:
Fidaim BEKA
Udhëheqës i Divizionit për Infrastrukturë (rrjet dhe server)
Email: fidaim.beka@rks-psh.org
Tel: +381 (0) 38 200 17 499
Rr.“Luan Haradinaj”, Ndërtesa e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, kati përdhesë, zyra nr. 10.