Zyra për Administrimin dhe Arkivimin e Dokumenteve
Zyra për Administrimin dhe Arkivimin e Dokumenteve bën pranimin, kontrollimin, klasifikimin dhe evidentimin e dokumenteve; përpunimin administrativ-teknik të akteve dhe lëndëve; dërgimin e akteve përkatësisht të lëndëve në procedim të mëtutjeshëm; pranimin dhe dërgimin e postës, shpërndarja e lëndëve dhe akteve; ruajtjen e dokumenteve zyrtare, ndarjen e materialit të pavlefshëm të regjistraturës dhe dorëzimin e lëndës arkivore nga arkivi i regjistraturës, arkivit kompetent; koordinimin dhe planifikimin e punëve në fushëveprimtarinë e vet dhe arkivimin e lëndëve. Puna e kësaj zyre pasqyrohet dhe ruhet në librat e protokollit, të cilat mbahen për secilin vit dhe mbyllen në fund të vitit kalendarik.