Zyra Ligjore bën ofrimin e udhëzimeve dhe monitorimin e shërbimeve ligjore në pajtim me ligjin dhe aktet nënligjore për Këshillin, komisionet e Këshillit dhe Prokurorin e Shtetit, harton draftakte nënligjore nga fushëveprimtaria e Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit, si dhe kontrollon pajtueshmërinë e akteve nënligjore të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi.