Sekretariati Aktivitetet Single - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takim me administratorët e prokurorive përmes videokonferencës

Prishtinë, 7 maj 2020 – Nën masat e mbrojtjes nga pandemia COVID-19 dhe përmes videokonferencës, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK), Lavdim Krasniqi, ka mbajtur takim me administratorët e prokurorive. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe udhëheqësit e departamenteve të SKPK-së dhe zyrtarë nga Zyra e Drejtorit.

Qëllimi i këtij takimi ishte mbarëvajtja, organizimi dhe planifikimi i punëve, duke iu përshtatur rrethanave të krijuara nga pandemia Covid 19.
Me këtë rast, Drejtori Krasniqi, ka thënë se situata e krijuar pas shfaqjes së pandemisë Covid 19 na ka obliguar të organizohemi për realizimin e objektiva të punës në një formë të re, ndërsa nga administratoret ka kërkuar që t’i respektojnë këshillat dhe vendimet e KPK-së, por edhe të institucioneve të tjera gjatë realizimit të punëve në prokuroritë e tyre.

Drejtori Krasniqi ka diskutuar me administratorët edhe për Planin e veprimit për menaxhimin e krizës, planë ky, i cili paraqet mënyrën e realizimit të procedurave dhe aktiviteteve të sistemit prokurorial gjatë kohës së krizës.
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për komunikimin, koordinimin dhe bashkëpunimin në mes të administratës së prokurorive dhe njësive të Sekretariatit gjatë procesit të realizimit të objektiva dhe planifikimeve të punëve.
Në fund, drejtori Krasniqi, ka shfrytëzuar këtë takim për të njoftuar administratorët e prokurorive për lansimin e uebportalit të ri të sistemit prokurorial dhe për zhvillimet e tjera të reja në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, që ndërlidhen me punët dhe nevojat e prokurorive. 

slider-img