Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisioni Mbikëqyrës për Monitorimin e Rasteve të Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike viziton Prokurorinë Themelore në Pejë

Prishtinë, 19 maj 2023 – Komisioni Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga kryesuesi Arian Gashi, së bashku me anëtarët e Komisionit, prokurorët Laura Pula dhe Arben Ismajli, si dhe Koordinatorin e Komisioneve të Përhershme të KPK-së, Besim Kusari, ka vizituar Prokurorinë Themelore të Pejë, ku janë pritur nga Zëvendëskryeprokurori i kësaj prokurorie, Ersan Çavolli.

Qëllimi i vizitës në Prokurorinë Themelore të Pejë ishte shqyrtimi i Raportit tremujor për periudhën janar-mars 2023 dhe diskutimi për sfidat e trajtimit të lëndëve të korrupsionit dhe të krimeve ekonomike që hyjnë në kuadër të kësaj prokurorie.

Gjatë takimit janë vlerësuar rezultatet e arritura deri me tash dhe është diskutuar për procesin e kryerjes së lëndëve të korrupsionit dhe të krimeve ekonomike, duke kërkuar përkushtim të mëtutjeshëm për trajtimin e këtyre lëndëve që i përkasin vitit 2022 edhe 2023.

Komision Mbikëqyrës për Monitorimin e Rasteve të Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike është duke realizuar vizita nëpër të gjitha prokuroritë e vendit në kuadër të monitorimit aktiv të zbatimit të Strategjisë së sistemit prokurorial (2022-2024) dhe Planit të Veprimit.