Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

PENSIONOHET PROKURORI METUSH BIRAJ

Prokuroria Themelore në Prizren, ka organizuar takim përshëndetës për prokurorin Metush Biraj, i cili ka arritur moshën e pensionimit dhe me këtë rast ka përfunduar edhe mandatin si Prokuror.

Në këtë takim, kryeprokurori Admir Shala, ka vlerësuar lartë kontributin e tashmë ish-prokurorit Metush Biraj, dhënë në sistemin prokurorial në përgjithësi dhe në Prokurorinë Themelore në Prizren në veçanti.

Ndërkaq, prokurori i pensionuar, Metush Biraj, ka falënderuar të gjithë punonjësit e Prokurorisë Themelore në Prizren për respektin, mbështetjen dhe bashkëpunimin që ka pasur me ta gjatë periudhës së punës në sistemin prokurorial.