Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Dekretohen 21 prokurorë të rinj

Prishtinë, 17 mars 2023 – Pas propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot 21 prokurorë të rinj me mandat fillestar për tri vite.

Gjatë ceremonisë së betimit para Presidentes së vendit, Prokurorët e rinj janë betuar se “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale”.

Në ceremoninë e betimit, Presidentja Osmani ka theksuar se integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazinë dhe besimin qytetar.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ftoi prokurorët e rinj që të angazhohen për një sistem të drejtësisë të pavarur, të pandikuar dhe profesional.

Pas ceremonisë se dekretimit, prokurorët e rinj janë pritur në takim nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Të dy krerët e sistemit prokurorial uruan prokurorët e rinj për dekretimin dhe kërkuan nga ta angazhim dhe profesionalizëm gjatë ushtrimit të mandatit të prokurorit të Shtetit.  

Prokurorët e rinj do të sistemohen në shtatë prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës.