Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Arrestohet në flagrancë dhe ndalohet me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari i cili e shantazhoi të dëmtuarën se do t’i publikonte fotografi denigruese në rrjetet sociale

Prishtinë, 20 janar 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas zbatimit të Masave të Fshehta të Hetimit dhe Vëzhgimit nga Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Njësinë e Hetimeve të Stacionit Policor të Fushë Kosovës dhe asistencës nga Njësitë relevante të Stacionit Policor të Ferizajt, sot në orët e mëngjesit, të 20 janarit 2023, në sheshin e qytetit të Ferizajt, është arrestuar në flagrancë i pandehuri E.H, për shkak të veprës penale “Shantazhi”, nga neni 329 paragrafi 1 të KPRK-së, ngase i njëjti  me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, e ka kanosur të dëmtuarën, duke i kërkuar shumën prej 1,500.00 € ose në të kundërtën do t’i postonte disa fotografi denigruese në rrjetet sociale, me të cilat do t’ia dëmtonte nderin dhe autoritetin e saj.

 

Të dyshuarit, gjatë zbatimit të masës së fshehtë të hetimit, i janë gjetur të hollat e pranuara nga e dëmtuara dhe të njëjtat i janë sekuestruar si prova materiale.

 

Personi me inicialet E.H., është nën masën e ndalimit prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit, Prokurori i Shtetit do t’i ndërmerre masat e nevojshme procedurale-ligjore.