Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë kundër të pandehurit i cili mashtroi të dëmtuarin duke i marrë shumën prej 132 mijë euro

Prishtinë, 16 janar 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.Z., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 19.12.2022, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”, nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Sipas aktakuzës, i pandehuri, që nga data 2 prill 2021 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në lokalin “Auto Shereti” në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, me qëllim të përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme e ka vu në lajthim të dëmtuarin, duke e nxitur që të veproj në dëm të pasurisë së tij përmes paraqitjes së fakteve të rreme, në atë mënyrë që duke u prezantuar rrejshëm si ndërmjetësues për shitjen e një palujtshmërie prej 54 ari në fshatin Çagllavicë të Prishtinës, kinse ishte në pronësi të dy serbëve të cilët me qëllim të mashtrimit i kishte takuar me të dëmtuarin, pa ia prezantuar asnjë dokument pronësor apo autorizim për shitjen e palujtshmërisë në fjalë, dhe i cili për këtë të dëmtuarit në periudha të ndryshme kohore i kishte marrë të holla të gatshme që kishin arritur shumën totale prej 132,000.00 euro (një qind e tridhjet e dy mijë euro), kinse se do t’ia barte pronën në fjalë në emër të dëmtuarit çka me këtë edhe i ka shkaktuar dëm pasuror në shkallë të madhe.

 

Andaj, Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.