Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Gjakovë, 09 janar 2023 Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se në lidhje me rastin konkret e mitura M.J shtetase e Republikës së Shqipërisë (tani madhore), dyshohet se në periudhen Janar – Qershor të vitit 2022, ka kryer vepren penale “Trafikimi me njerëz” nga neni 165 par.1 KPRK-së ndaj të dëmtuares, shtetase e Republikës së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, e mitura është ndaluar për 24 orë, dhe brenda afatit të paraparë ligjor është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ku edhe është mbajtur seanca dëgjimore në lidhje me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të veprës penale, “Trafikimi me njerëz” nga neni 165 par.1 KPRK-së të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.