Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ndalohet i dyshuari për Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, në Gjakovë

Gjakovë, 06 janar 2023 Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin se është arrestuar personi me iniciale N.B., i dyshuar për përfshirjen në veprën penale  Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë, pas një pune operative hetimore ku bazuar në këto veprime me dt.05.01.2023, rreth orës 17:00/h, është arritur të lokalizohet dhe identifikohet i dyshuari N.B, shtetas i Republikës së Kosovës i cili po transportonte me një veturë me targa vendore, substance narkotike që dyshohet të jetë marihuana, ashtu që gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur 41 qese me substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë, në peshë të përgjithshme 42.06 kg, të cilat janë sekuestruar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Gjakovë do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të dyshuarit, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge” nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.