Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë ndaj personit që sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

Gjakovë, 16 nëntor 2022- Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.J., për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi  3.1, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, më 09 janar 2022, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri B.J., me dashje i shkakton lëndime trupore, të dëmtuarës-bashkëshortes se tij L.Q., viktimë e ndjeshme, si pasojë e viktimizimit të përsëritur, ku pasi i pandehuri kthehet në shtëpi ne gjendje të dehur, pa asnjë arsye  fillon ta godas me grushte dhe me një kabull të televizorit në pjesë të ndryshme të trupit pa kontroll, me çka të dëmtuarës i ka shkaktuar lëndime trupore me pasoja të përkohshme të shëndetit, sipas ekspertizës mjeko ligjore.

 

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri B.J., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.