Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit

Gjakovë, 26 tetor 2022 –Nën organizimin e Zyrës së Prokurorit të Shtetit, sot, në Gjakovë është mbajtur takimi në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit, me moton “Moment reflektimi i zinxhirit institucional”. 

Në këtë takim të udhëhequr nga U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë EnisGashi, të pranishëm ishin edhe prokurorë–koordinator te dhunës në familje, Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë Nikollë Komani, gjyqtarë, përfaqësues nga Policia e Kosovës në Gjakovë,  Mbikëqyrësja regjionale e Zyrës për Mbrojtjen dhe Ndihmë Viktimave në Gjakovë,Fatmire Bajramaj Qufaj, Qendra për Punë Sociale, Shërbimi Sprovues zyra rajonale në Gjakovë, Shtëpia e Sigurte në Gjakovë, OJQ Femrat Aktive të Gjakovës, si dhe pjesëmarrës të tjerë. 

 

Gjatë këtij takimi në fjalën e tij, U.D. Kryeprokurori Gashi theksoi se është kënaqësi që sot jemi prezent kjo strukturë e tërë institucionale ku për qëllim kanë mbrojtjen, kujdesin dhe dhënien e të gjitha shërbimeve profesionale bazike dhe esenciale për viktimat e krimit dhe se java për të drejtat e viktimave të krimit ka për qëllim që ti bëjë sa më të zëshme të drejtat e viktimave të krimit të cilat garantohen me kushtetutë dhe akte ligjore, duke theksuar se Prokurori i Shtetit në mënyrë të vazhdueshme vepron për mbrojtjen dhe ndihmën e këtyre viktimave, duke shtuar se viktima e krimit duhet të trajtohen me profesionalizëm duke respektuar të drejtën e tyre për siguri dhe dinjitet.

 

Të gjithë të pranishmit tjerë në këtë takim, gjatë fjalës së tyre përmenden punën e institucioneve përkatëse që vazhdon të bëhet lidhur me trajtimin e këtyre rasteve, duke vazhduar diskutimi nëlidhje me sfidat që paraqiten në përditshmëri gjatë trajtimit të rasteve të kësaj natyre, merekomandime të ndryshme me qëllim të përmirësimit dhe daljes në ndihmë viktimave të krimit. 

 

Në fund të takimit, U.D. Kryeprokurori Enis Gashi, falënderoi të pranishmit duke uruar që të vazhdojë bashkëpunimi i zingjirit institucional, me qëllim të mbrojtjes dhe ndihmës së viktimave të krimit.