Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i Komisionit Mbikëqyrës për Monitorimin e Rasteve të Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike

Prishtinë, 27 korrik 2022 - Komisioni Mbikëqyrës për Monitorimin e Rasteve të Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga kryesuesi Veton Shabani, ka mbajtur takimin e radhës, ku morën pjesë edhe dy anëtarët e tjerë, me ç’rast diskutuan për aktivitetet përgjatë periudhës janar-qershor 2022, nga të cilat do të përmblidhen edhe rekomandimet përkatëse. 

Gjithashtu, në këtë takim, anëtarët e Komisionit diskutuan edhe për vizitat e zhvilluara në prokuroritë e vendit dhe për planifikimin e vizitave të ardhshme deri në përfundim të këtij viti, me qëllim të monitorimit të veprave penale të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, për të cilat thanë se ka një vëmendje të shtuar nga të gjitha prokuroritë dhe përkushtim për trajtimin e tyre me prioritet të lartë.