Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.M, me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur me dt.15.07.2022, ku lidhur me çështjen penale Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime hetimore.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar Policinë e Kosovës për masën e kontrollit, ashtu që pas bastisjes së shtëpisë të pandehurit në dy plantacione janë gjetur 4272 fidane të bimëve kanabis – sativa, ku të njëjtat janë konfiskuar.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A.M, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 15 korrik 2022.