Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e të riut Albert Muja në Mitrovicë

Mitrovicë, 04 korrik 2022 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se është arrestuar personi me iniciale L.B., i dyshuar për vrasjen e të riut Albert Muja., ngjarje kjo e ndodhur me 29 tetor 2021.

Me urdhër të prokurorisë i dyshuari është ndaluar, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.