Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

DEKLARATË E KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS

Prishtinë, 29 qershor 2022 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), deklaron se ashtu siç ka njoftuar paraprakisht se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin e Ligjit të ndryshuar për KPK-në në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, Këshilli Prokurorial, deklaron se komentet e tij ndërlidhen me evidentimet konkrete të shkeljeve kushtetuese dhe ligjore që janë bërë me anë të këtij ligji, të miratuar më 23 qershor 2022, në Kuvendin e Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dëshmon se mbetet i përkushtuar që kontestimin e këtij ligji ta bëjë vetëm nëpërmjet rrugëve kushtetuese dhe ligjore dhe do të vazhdojë të angazhohet për një sistem prokurorial të pavarur, të paanshëm, transparent dhe çdo herë në zbatim të ligjit. 

Në frymën e kësaj, Këshilli Prokurorial i Kosovës, thekson se çfarëdo keqinterpretimi i ngritur në opinionin publik lidhur me moszbatimin e akteve ligjore është i paqëndrueshëm.