Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet për përmirësimin e trajtimit të rasteve të dhunës gjinore

Prishtinë, 22 qershor 2022 -  Në kuadër të zbatimit të luftës kundër dhunës me bazë gjinore, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK), Valdrin Krasniqi, me bashkëpunëtorë, priti në takim përfaqësueset e programit kundër dhunës me bazë gjinore të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK).

Me këtë rast, z.Krasniqi vlerësoi kontributin e Rrjetit të Grave të Kosovës për sensibilizimin e opinionit publik dhe mekanizmave të ndryshëm kundër dhunës gjinore, duke theksuar se do të ketë zbatim të rekomandimeve të dala nga raporti i kësaj organizate për sistemin prokurorial.  

Gjithashtu, përfaqësueset e RrGK-së u njoftuan edhe për definimin e të dhënave të palëve gjatë procesit të regjistrimit të tyre në SMIL, me theks të veçantë të viktimave të dhunës gjinore, të cilat sigurohen nga Regjistri Civil.

Pjesëmarrësit u zotuan që të punojnë së bashku për përmirësimin e mëtejshëm të trajtimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore.