Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Një muaj paraburgim për të personin që vrau babain dhe vëllain në Mitrovicën e Veriut

Mitrovicë, 30 maj 2022  Gjykata Themelore në Mitrovicë -  ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji të dyshuarit M.B., për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 e 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri M.B., dyshohet që me 27 maj 2022, rreth orës 5 - 5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri“ në Mitrovicë – Veri, për motive tani për tani të panjohura ka vrarë me thikë babain e tij M.B., dhe vëllain binjak U.B.