Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i 213-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 14 prill 2022 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Jetish Maloku, mbajti takimin e 213-të, në të cilin janë miratuar një sërë pikash, të parapara me rendin e sotëm të ditës.

Në fillim të takimit, KPK-ja miratoi disa raporte, siç janë: Raporti i Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik për periudhën tetor-dhjetor 2021, Raportin vjetor të Komisionit mbikëqyrës për zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të veprimit për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike për vitin 2021 dhe Raportin e Komisionit për rekrutimin e prokurorëve të rinj të shtetit, së bashku me propozimin e Komisionit për caktimin e këtyre prokurorëve përkatës.

Gjithashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës miratoi kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt për transferimin e përhershëm të një prokurori nga Departamenti për të Mitur në Departamentin për Krime të Rënda dhe raportet e paneleve hetimore, njërin ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe tjetrin ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore të Pejës.

Në fund të këtij takimi, u aprovuan edhe tri marrëveshje vullnetare për shkeljet e supozuara disiplinore, për të cilat do të bëhen publike vendimet përkatëse siç parashihet me ligj.