Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

SQARIM PËR MEDIA NGA PROKURORIA SPECIALE

Prishtinë, 19 shkurt 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se lajmi i mbrëmshëm i publikuar në edicionin e lajmeve qendrore të KTV-së, me titull “I dyshuari për 53 milionët, përditë në Ministri e “i paqasshëm për Prokurorinë”, është i pasaktë, për faktin se kundër të pandehurit B.T,  Prokuroria ka ngritur aktakuzë më datë 18 shkurt 2022, për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë’’ nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, të kryer në bashkëkryerje me të pandehurit P.L, N.SH dhe E.B për të cilët është ngritur aktakuzë më datë 04 shkurt 2022.

Bazuar në rezultatet e hetimeve, Prokuroria Speciale me datë 14 janar 2022, ka marr aktvendim për zgjerim të hetimeve ndaj të pandehurit B.T., për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje me të tjerët kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë’’  nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Pas zgjerimit të hetimeve PSRK, ka bërë përpjeke ligjore që ta siguroj prezencën e të pandehurit B.T., për ta intervistuar. Për shkak të shmangies së personit për tu paraqitur në Prokurori, nga kjo prokurori janë ndërmarrë veprime ligjore për ta siguruar prezencën e tij për tu deklaruar, me c’rast ka kërkuar urdhër arrest nga Gjykata, dhe njëkohësisht për shkak se janë plotësuar kushtet ligjore me datën 03 Shkurt 2022, ka pezulluar hetimet për të njëjtin.

Meqenëse janë eliminuar pengesat për të cilat janë pezulluar hetimet, Prokuroria ka ndërmarr veprimet hetimore duke intervistuar të pandehurin B.T., dhe pas vlerësimit të provave Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë ndaj të njëjtit më datë 18 shkurt 2022, dhe njëkohësisht, i ka bërë propozim Gjykatës kompetente për bashkimin e procedurës  për rastin konkret me qellim të procedimit të rastit për të gjithë të pandehurit.