Komunikatë për media
Mediat dhe shoqëria civile ftohen nga Prokuroria e Pejës për hartimin e planit vjetor
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj , sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit e mediave dhe shoqërisë civile, për sugjerimet eventuale nga të njëjtit për luftimin e kriminalitetit për vitin 2022 nga ky institucion.
Përfaqësuesit nga mediat e ndryshme në Kosovë dhe shoqëria civile, gjatë takimit të mbajtur në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës, kanë parashtruar propozimet e tyre të mundshme që të përfshihen në objektivat e planit të punës për vitit 2022 nga Prokuroria Themelore e Pejës.
Gjatë këtij takimit, Kryeprokurori Kurmehaj, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave, ju tha se brenda një jave mund të dërgojnë secili sugjerimet e tyre, të cilat me pas do të shqyrtohen për përfshirjen eventuale në planin e punës për këtë vit.