Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ndalohen shtatë persona lidhur me rastin “Brezovica”

Ferizaj, 06 Janar 2022 -Me urdhër të Prokurorisë Themelorenë Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ështëduke vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 përrastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione nëqytete të ndryshme, ndër to edhe zyret e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. 

Deri me tani janë arrestuar shtatë (7) persona, dy prej tyre janëzyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dheInfrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrëszyrtare - marrje ryshfeti, si dhe pesë (5) qytetarë të dyshuar përdhënie të ryshfetit. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni.