Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Buzhala priti në takim Udhëheqësit e Policisë së Kosovës Regjioni i Gjakovës

Gjakovë, 30 dhjetor 2021 –Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, së bashku me zëvendës Kryeprokurorin e kësaj prokurorie, kanë pritur në një takim pune Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Drejtorin e Drejtorisë Rajonale Kufitare-Perëndimi në Gjakovë, Komandantin e Stacionit Policorë në Gjakovë, Udhëheqësin e Drejtorisë Rajonale të Trafikut në Gjakovë, Shefin e hetimeve Rajonale-DRP në Gjakovë, dhe Shefin e DHTN.

 

Gjate këtij takimi, u diskutuan të arriturat dhe sfidat gjata vitit 2021, si dhe temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta të këtyre dy institucioneve gjatë vitit 2022, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të bashkëpunimit në mes të Prokurorisë dhe Policisë, në mënyrë që të mënjanohen vështirësitë kryesore me të cilat përballen këto dy institucione.

 

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, u theksua dhe kërkesa e Kryeprokurorit për angazhimin e hetuesve palcorë, që të shfrytëzojnë të gjitha kapacitetet profesionale dhe teknike në luftimin  e veprave penale të vjedhjeve të renda, grabitjeve dhe dhunës në familje të cilat kane qenë aktuale gjatë vitit 2021 në regjionin e Gjakovës.

 

Në fund të takimit, të dy institucionet u shprehen të gatshme në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve ligjore, duke u koordinuar qe të kenë angazhim edhe me të madh në luftën kundër të gjitha veprimtarive kriminale, si dhe, vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm në funksion të fuqizimit të luftës kundër kriminalitetit.