Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë për vrasje të rëndë

Gjilan, 24 Dhjetor 2021Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurit B.R., për shkak të veprave penale ‘’Vrasja e rëndë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.R., më 13 Korrik 2021, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.R. dhe ka tentuar ta privoj nga jeta edhe të dëmtuarin B.B.,  në atë mënyrë që pas një konflikti fizik, në mes tyre në Viti, të njëjtit takohen prapë, ku fillimisht nga vetura del tani i ndjeri A.R., me shkop në dorë, ku në atë moment nga vetura e tij del edhe i pandehuri me armë zjarri, ku pastaj i ndjeri A.R., largohet dhe hyn në veturën e tij, mirëpo i pandehuri afrohet tek vetura, tek xhami i vozitësit ku ishte i ulur i njëjti dhe shtënë në drejtim të tij duke e goditur me katër plumba, e më pas del nga ana e pasagjerit dhe shtënë me armë pesë herë në të dëmtuarin B.B.

 

I ndjeri A.R., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë duke u transportuar në Spitalin Regjional të Gjilanit, ndërsa i dëmtuari B.B. ka marrë lëndime të rënda trupore.

 

Gjithashtu, i pandehuri pa leje ka mbajtur në pronësi armë zjarri, të cilat iu janë sekuestruar nga Policia e Kosovës, i cili sipas kërkesës së prokurorisë që nga data 13 Korrik 2021 gjendet nën masën e paraburgimit.