Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkesë për paraburgim ndaj të pandehurit i cili tentoi ta privojë nga jeta ish bashkëshorten e tij

Gjakovë, 20 dhjetor 2021 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Sh. P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1, nen paragrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 19 dhjetor 2021, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në banesën e ish bashkëshortes së tij, të dëmtuarës A.A., ku fillimisht janë fjalosur, e më pas i pandehuri Sh. P., me një tavolinë druri e kishte goditur të dëmtuarën disa herë në kokë, fytyrë e pjesë të ndryshme të trupit, derisa e njëjta ka mbetur e shtrirë në dysheme pa ndjenja.

 

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 19 dhjetor 2021.