Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel aprovoi Planin e prokurimit për vitin 2022

Prishtinë, 17 dhjetor 2021 - Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i KPK-së, i kryesuar nga prokurorja Ariana Shajkovci, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin është diskutuar Plani i prokurimit për vitin 2022.

Anëtarët e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel kanë shqyrtuar të gjitha kontratat që planifikohen të sigurohen gjatë vitit 2022 dhe janë njoftuar në detaje për nevojat që duhet të plotësohen përmes proceduarve të prokurimit për të gjitha shërbimet, furnizimet dhe punët gjatë viteve të ardhshme.

Në parim është mbështetur dhe aprovuar Plani i prokurimit së bashku me ndryshimet e identifikuara, të cilat duhet të përfshihen në versionin final të tij.