Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prezantohet Raporti nga monitorimi në drejtësi i EULEX-it

Prishtinë, 16 dhjetor 2021 – Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Veton Shabani, ka marrë pjesë në publikimin e Raportit të monitorimit në drejtësi nga Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, për periudhën mars-tetor 2021.

Në këtë ngjarje, në të cilën kanë marrë pjesë krerët e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë, Zëvendëskryesuesi Shabani ka thënë  në fjalën e tij se sistemi prokurorial është falënderues për monitorimin sistematik dhe tematik të rasteve të zgjidhura penale dhe civile, përfshirë rastet e profilit të lartë dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm të EULEX-it.

“Rekomandimet e dala nga ky raport, që kanë të bëjnë me sistemin prokurorial të Kosovës, do të adresohen nga Këshilli Prokurorial i Kosovës te secila njësi kompetente brenda sistemit prokurorial”, ka thënë Zëvendëskryesuesi Shabani.

Sipas Zëvendëskryesuesit të KPK-së, një pjesë e këtyre rekomandimeve veçse kanë progres të matshëm, pasi për to ka një kohë që është duke u punuar.