Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore

Prishtinë, 10 dhjetor 2021– Në përmbyllje të fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, Prokuroria Themelore në Prishtinë me Koordinatoren e dhunës në familje, prokuroren Shenaj Berisha, ka organizuar një takim të përbashkët me institucionet vendore dhe ndërkombëtare me qëllim të koordinimit dhe trajtimit efikas të rasteve të dhunës në familje.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues nga policia, prokuroria, gjykata, qendra për punë sociale, mbrojtësit e viktimave dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Prokurorja Berisha në këtë takim informoi të pranishmit me mënyrën e funksionimit të Njësitit të dhunës në familje brenda kësaj prokurorie, me katër (4) prokurorë të caktuar për trajtimin e këtyre rasteve, mënyrën e trajtimit të rasteve në fjalë, si dhe i njoftoi me statistikat e rasteve të kësaj natyre, të cilat raste janë në rritje.

Në fund të takimit, të pranishmit shprehën gatishmëri për të bashkëpunuar dhe siguruar koordinim edhe më të mirë të trajtimit të rasteve të dhunës në familje dhe atyre me bazë gjinore.