Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Maloku priti në takim Ambasadorin e Misionit të OSBE-së, Davenport

Prishtinë, 3 dhjetor 2021 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport.

Qëllimi i këtij takimi ishte mbajtja e vazhdimësisë së komunikimit në mes të dy institucioneve, thëllimi i bashkëpunimit dhe diskutimi i mbështetjes konkrete të OSBE-së për sistemin prokurorial të Kosovës.

Kryesuesi Maloku ka falënderuar Ambasadorin Davenport për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të Misionit të OSBE-së në Kosovë për ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve të përgjithshme të sistemit prokurorial, qoftë përmes organizimit të trajnimeve specifike, por edhe duke e mbështetur Këshillin Prokurorial përmes formave të tjera profesionale dhe teknike.

Ambasadori Davenport, me këtë rast, ka thënë se OSBE-ja është e gatshme të vazhdojë mbështetjen e mëtutjeshme në arritjen objektivat dhe synimet që ka sistemi prokurorial i Kosovës në të ardhmen. 

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe sistemi prokurorial i Kosovës bashkëpunojnë përmes projekteve dhe memorandumeve të ndryshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, efektivitetit, komunikimit dhe transparencës së sistemit prokurorial.