Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për posedim të substancave narkotike

Ferizaj, 26 Tetor 2021 Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve Xh.G., dhe V.B., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me 25 Tetor 2021, gjatë kontrollit të veturës së të pandehurit Xh.G., nga ana e Policisë, është gjetur një çantë krahu, në brendësi të së cilës gjendej një qese e zezë najloni e mbushur me narkotikë e dyshuar për marihuanë, si dhe më pas, gjatë kontrollit të banesës së të njëjtit, janë gjetur edhe 13 qese najloni të mbushura me substancë narkotike e dyshuar për kokainë, kurse në banesën e të pandehurit V.B., janë gjetur mbetje të qesës së najlonit që dyshohet që janë përdorur për paketim të substancës narkotike.

Dy të pandehurit, me urdhër të prokurorit të shtetit, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.