Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur takimin e 204-të me radhë

Prishtinë, 11 tetor 2021 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar takimin e 204-të me radhë, i cili është mbajtur online dhe në përputhje me të gjitha masat mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19.

Në këtë takim është themeluar paneli hetimor AD.nr.10/2021 për rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Pejë, i cili përbëhet nga prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Lulzim Sylejmani, kryesues, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi dhe prokurori në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu, anëtar.

Anëtarë rezervë të këtij paneli hetimor, sipas shortit, janë caktuar prokurorët Naim Abazi dhe Zejnullah Gashi.