Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisioni për Administrimin e Prokurorive viziton Prokurorinë Themelore të Gjakovës

Gjakovë, 7 tetor 2021 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive, i udhëhequr nga kryesuesi, prokurori Veton Shabani, ka vizituar Prokurorinë Themelore të Gjakovës, me ç ‘rast janë takuar me Kryeprokurorin e kësaj prokurorie, Ramiz Buzhala.

Qëllimi i kësaj vizite ishte monitorimi i proceseve të punës në këtë prokurori dhe diskutimi i disa temave për ngritjen e efikasitetit në punë.

Në fillim të këtij takimi është diskutuar për regjistrat e lëndëve dhe harmonizimin e tyre, regjistra këta, që raportohen nga shkrimoret dhe prokurorët.

Po ashtu është diskutuar edhe për përdorimin e plotë të SMIL-it nga prokurorët dhe stafi, si dhe qasjen e personave në objekt dhe çështjen e sigurisë në këtë prokurori.

Gjithashtu unifikimi i akteve të prokurorëve dhe shkresave të lëndëve ishte një temë tjetër e këtij takimi, ndërsa është diskutuar edhe për zbatueshmerinë e udhëzimeve të Kryeprokurorit të Shtetit.