Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 30 shtator 2021 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive, i udhëhequr nga Kryesuesi, prokurori Veton Shabani, ka mbajtur takimin e radhës.

Në këtë takim është prezantuar Raporti i Grupit punues për inspektimin e furnizimit me material shpenzues, regjistrim të pasurisë dhe zbatimin e rregullave për qasjen në objekte të sistemit prokurorial nga palët dhe personat zyrtarë. Po ashtu është bërë planifikimi i realizimit të një vizite në Prokurorinë Themelore të Gjakovës.

Ndërsa, takimi ka vazhduar me njoftimet e Kryesuesit të Komisionit lidhur me hartimin e Raportit për zbatimin e Planit të punës së KPK-së për vitin 2021 dhe për prezantimin në takimin e KPK-së të Raportit për periudhën janar-qershor 2021 për punën e Komisionit.

Për më tepër, Komisioni është njoftuar me zbatimin e vendimit të Qeverisë lidhur me pandeminë COVID-19 për paraqitjen e stafit në punë dhe vaksinimin.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar format e mekanizimit të raportimit të kryeprokurorëve dhe janë shqyrtuar propozimet për plotësimndryshim të këtyre formave sipas rekomandimeve të anëtarëve të KPK-së.

Në fund të takimit, u diskutua lidhur me aktivitetet në zbatim të Sistemit për Menaxhimin Elektronik të Lëndëve (SMIL), ku u themelua Grupi punues për monitorimin e zbatimit të SMIL-it.