Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Rastet e dhunës në familje, temë e takimit të Zëvendëskryesuesit të KPK-së me Zëvendësministren e Drejtësisë

Prishtinë, 17 shtator 2021 – Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Veton Shabani, i shoqëruar nga Zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, njëherësh koordinatore për rastet e dhunës në familje në kuadër të Prokurorit të Shtetit, Sevdije Morina, kanë pritur në takim Zëvendësministren e Drejtësisë, Nita Shala.

Në këtë takim u bisedua angazhimi i vazhdueshëm i sistemit prokurorial të Kosovës lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës në familje, ku u tha se Prokurori i Shtetit këto raste gjithmonë i trajton me urgjencë dhe prioritet.

Bashkëbiseduesit u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin lidhur me luftimin në përgjithësi të dhunës në familje, bashkëpunim ky, i cili do të vazhdojë edhe në kuadër të Grupit koordinues ndërministror kundër dhunës në familje në procesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje (2022-2026).