Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Shqyrtohet Raporti gjashtëmujor i punës së Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel

Prishtinë, 9 shtator 2021 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i KPK-së, nën udhëheqjen e prokurores Arijana Shajkovci, kryesuese, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin është shqyrtuar Raporti i punës së këtij komisioni për periudhën janar-qershor 2021.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e Komisionit kanë diskutuar lidhur me përmbushjen e Planit të punës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti nga ky komision.

Po ashtu, temë diskutimi i këtij takimi ishte edhe realizimi i projekteve kapitale, të planifikuara për vitin 2021.

Komisioni në këtë takim ka diskutuar edhe disa çështje që lidhen me fushëveprimtarinë e tij.