Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Rregullorja për transferimin dhe avancimin e prokurorëve të shtetit drejtë finalizimit

Prishtinë, 8 shtator 2021 - Komisionit për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesi i tij, Armend Zenelaj, ka organizuar takimin e radhës.

Gjatë këtij takimi, Komisioni ka punuar në finalizimin e Rregullores për transferimin dhe avancimin e prokurorëve të shtetit.

Po ashtu, në vazhdën e këtij takimi, Komisionit për Çështje Normative ka caktuar anëtarët e  grupeve punues për hartimin e Rregullores për Organizimin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Rregullores për Organizimin e Prokurorit të Shtetit.