Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i parë i Grupit punues për hartimin e Draftrregullores për zgjedhjen e drejtorit të SKPK-së dhe NJSHPP-së

Prishtinë, 1 shtator 2021 – Grupi punues për hartimin e draftit të Rregullores për zgjedhjen dhe shkarkimin e Drejtorit të SKPK-së dhe të NJSHPP-së, i udhëhequr nga prokurori i PSRK-së, Naim Abazi, ka mbajtur takim e tij të parë, në të cilin ishin të pranishëm fizikisht përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë, kurse përmes platformës online morën pjesë përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe përfaqësuesi i Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GSJP).  

Më këtë rast, u diskutua për metodologjinë, konceptet dhe parimet kryesore, të cilat do të jenë bazament i hartimit të draftit të Rregullores për zgjedhjen dhe shkarkimin e drejtorit të SKPK-së dhe NJSHPP-së, e cila është një akt nënligjor i rëndësishëm në kuadër të zbatimit të kompetencave të udhëheqësve të lartë administrativë të sistemit prokurorial.  

Në përfundim këtij të takimi, u tha se ky grup punues do ta ketë së shpejti të gatshëm draftin fillestar.