Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi i KPK-së, Maloku, takoi Kryesuesin e KGJK-së, Zogaj

Prishtinë, 12 korrik 2021 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, është pritur në takim nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, me ç’rast kanë bashkëbiseduar për zhvillimet e përbashkëta brenda sistemit të drejtësisë, me fokus të veçantë për agjendat e përbashkëta.

Të dy krerët e sistemit të drejtësisë shprehën gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar për fuqizimin dhe avancimin e zbatimit të ligjit në kuadër të kompetencave të tyre përkatëse, për të sjellë ndryshimet e duhura në sistemin e drejtësisë.

Nga ana tjetër, Kryesuesi i KPK-së ka uruar Kryesuesin e KGjK-së për detyrën e re, duke shprehur bindjen se do të shtyjë përpara shumë procese të rëndësishme për sistemin e drejtësisë në Kosovë në përgjithësi dhe atë gjyqësor në veçanti.

Në fund të takimit, Kryesuesi i KGjK-së, Zogaj, ka falënderuar Kryesuesin e KPK-së, Maloku, për vizitën dhe diskutimet e zhvilluara në funksion të ndikimit pozitiv të zhvillimit të mëtejshëm të sistemit të drejtësisë.