Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i Grupit punues për mbikëqyrjen e Njësitit për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Prishtinë, 5 korrik 2021– Grupi punues për mbikëqyrjen e Njësitit për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, i udhëhequr nga kryesuesi i këtij komisioni, Veton Shabani, ka mbajtur takimin e radhës.

Në këtë takim është diskutuar norma e prokurorëve të Njësitit për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ku anëtarët e grupit punues janë pajtuar që lidhur me normën, por edhe me njësitin në përgjithësi të bëhet një zgjidhje përmes Planit të ri strategjik të sistemit prokurorial.

Po ashtu, në këtë takim, Kryesuesi Veton Shabani, ka falënderuar për kontributin e dhënë si anëtari i këtij grupi, prokurorin Haxhi Derguti, i cili më 7 korrik 2021 do të arrijë moshën e pensionimit, me ç’rast puna e prokurorit Derguti në këtë grup ka marrë vlerësim maksimal nga anëtarët e tjerë.